-18.5 C
Sterling Heights
23/01/2026, 21:21
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Chelsea i thotë “JO” Milanit për Brojën

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiChelsea i thotë "JO" Milanit për Brojën

Chelsea ka vendosur t’i thotë “JO” interesimit të Milanit për të nënshkruar me sulmuesin Armando Broja .

21-vjeçari shihet si pjesë e planeve të Mauricio Pochettinos, pavarësisht ndryshimeve rrënjësore të skuadrës së tij në “Stamford Bridge” këtë verë.

Milani kryeson listën e klubeve duke përfshirë West Hamin e interesuar për shqiptarin dhe dëshiron të sigurojë një marrëveshje huazimi me opsionin e blerjes përfundimtare pas një viti.

Megjithatë, Chelsea është i prirur të mbajë Brojën në “Stamford Bridge”, derisa ai është në prag të rikthimit të tij pas rikuperimit nga një dëmtim afatgjatë në gju i pësuar dhjetorin e kaluar.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img