-15.5 C
Sterling Heights
20/01/2026, 3:46
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Daku: Nëse ka keqardhje te Kosova, do të thotë se e kanë kuptuar se çfarë kanë humbur

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiDaku: Nëse ka keqardhje te Kosova, do të thotë se e kanë...

Përveçse që është një prej futbollistëve më të dashur për tifozët, Mirlind Daku po shndërrohet edhe në një prej futbollistëve kryesorë te Kombëtarja e Shqipërisë.

Sulmuesi, që nuk ftohej nga Kosova, u ftua nga Sylvinho në shtator te Shqipëria – kur edhe bëri debutimin e tij.

Daku tani numëron tri paraqitje me “Kuqezinjtë”, teksa ka shënuar një gol dhe ka ndihmuar ekipin me një asistim.

Ai së fundmi ka deklaruar se gjithmonë ka besuar se mund të arrijë në futboll, por jo në këto përmasa.

Daku zbuloi se babai i tij ishte personi i parë që i tregoi për ftesën e Kombëtares shqiptare.

“Me thënë drejtën, unë kam besuar gjithmonë te vetja, por jo në këto përmasa. Pra, nuk mendoja se do të gjendesha në një gëzim kaq të madh dhe në një moment të tillë kaq shpejt.

Ftesa më ka ardhur para ndeshjes me Çekinë dhe Poloninë. Isha në listën e pritjes dhe nuk e dija se si do të shkonin gjërat më pas. Nuk isha edhe fort i bindur nëse do të mund të grumbullohesha apo jo. Por, fati e deshi që të grumbullohesha dhe debutova më pas me Çekinë. Ia thashë babait.

Por e çova menjëherë ftesën te grupi në “Whatsapp” ku i kam të gjithë familjarët. Shumë mirë. Me thënë drejtën isha para ndeshjes me Rubin Kazanin dhe ishim në hotelin e klubit. Isha duke pushuar pas stërvitjes.

U shtriva të flija pak pasdite, por në atë moment e pashë se ishin duke më bërë ‘tag’ në rrjetet sociale.

Aty e konfirmova se isha grumbulluar dhe isha pjesë e listës. U gëzova pamasë. Në atë moment nuk po dija se si po ndihesha. Ishte e jashtëzakonshme.

Më përgëzuan edhe shokët e klubit padyshim. Por, janë të befasuar me rezultatet që po arrijmë me Kombëtaren. Po çmenden… (qesh)”, tha fillimisht ai në një intervistë për “Panorama“.

Daku debutoi më 7 shtator, në barazimin 1:1 në udhëtim ndaj Republikës Çeke. Debutimin në “Air Albania” e bëri tri ditë më vonë, në fitoren 2:0 ndaj Polonisë, ndeshje në të cilën edhe shënoi gol.

“Atje në Pragë mendova se m’u realizua një ëndërr. Isha i lumtur, por emocionin më të madh e kam ndjerë kundër Polonisë në Tiranë. Oh çfarë emocioni. I gjithë stadiumi që thirri emrin… Uh, edhe tani emocionohem. Zoti ma shpërbleu me një gol dhe kjo për mua ishte e pabesueshme”, tha sulmuesi gjilanas.

Daku është pjesë e ekipit nga Rusia, Rubin Kazan. Në këtë ekip ka edhe serbë e malazezë.

Lojtari tha se ai është uruar nga të gjithë për fitoret dhe golin me Shqipërinë, përfshirë edhe nga bashkëlojtarët e tij serbë, për të cilët tha se me ta ka vetëm raporte profesionistësh.

“Mua më kanë uruar të gjithë për gjërat e mira që kam bërë

Përfshi edhe serbët. Edhe nga ata kam marrë fjalë të mira. Sidomos pas golit ndaj Polonisë. Kemi raport profesionistësh.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img