Kevin de Bruyne rrezikon të mungojë për një kohë të gjatë.
Këtë e ka bërë të ditur trajneri Pep Guardiola në konferencë për shtyp para ndeshjes së sontme të Superkupës së Evropës ndaj Sevillës.
“Është një lëndim i rëndë”, ka thënë trajneri i Manchester Cityt.
“Duhet të vendosim nëse do të ketë nevojë për një intervenim kirurgjik. Do të vendosim në ditët në vijim, rrezikojmë të mbesim pa të për 3-4 muaj”, vazhdoi trajneri spanjoll.
Për këtë arsye, kampionët e Anglisë dhe të Evropës po e shqyrtojnë mundësinë të rikthehen në “tregun” e transfereve.
Ata mund t’i vihen pas Dani Olmos, i cili shihet si zëvendësues ideal i yllit belg.
Futbollisti spanjoll shkëlqeu në Superkupën e Gjermanisë, ku i shënoi tre gola kundër Bayern Munichut.
Vetëm në muajin qershor, përfaqësuesi spanjoll e ka vazhduar kontratën me klubin gjerman deri në vitin 2027.
“Sky” bën të ditur se futbollisti e ka një klauzolë prej 55 milionë eurosh, e cila megjithatë do të aktivizohet që nga sezoni i ardhshëm.
Nëse City dëshiron ta transferojë qysh tash, Leipzigu nuk do të zbresë nën 80 milionë euro për kartonin e futbollistit kreativ.
/BotaSot/


