-8.9 C
Sterling Heights
19/01/2026, 3:29
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Dëmtimi i Rashford “tremb” Manchester United

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiDëmtimi i Rashford “tremb” Manchester United

Marcus Rashford do të humbasë disa ndeshje për shkak të një problemi muskulor, duke i shkaktuar dhimbje kokë trajnerit Ten Hag.

Sulmuesi u largua para kohen nga fusha gjatë fitores 2-0 të United ndaj Evertonit të shtunën dhe do të humbasë çerekfinalen e Europa League-s të së enjtes mbrëma, ndeshjen e parë kundër Sevillas në “Old Trafford” si dhe ndeshje të tjera të rëndësishme për “Djajtë e Kuq”.

Në një qëndrim zyrtar Manchester United ka pranuar se  Rashford “do të jetë i padisponueshëm për disa ndeshje”, por pritet të kthehet për pjesën e fundit të sezonin.

Rashford e ka gjetur rrjetën 28 herë deri më tani këtë sezon.

Manchester United po hyn në një fazë kritike të sezonit. “Djajtë e Kuq” presin Sevillan në Europa League të enjten, ndërsa ndeshjen e kthimit, në Spanjë, e luajnë javën e ardhshme.

Të dielën do të përballen në transfertë me Nottingham Forest. Objektivi kryesor është ruajtja e pozicionit të tyre në top-katërshe, teksa ndiejnë presionin e Newcastle dhe Tottenhamit.

/BotaSot/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img