0.4 C
Sterling Heights
17/01/2026, 5:12
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Derbi të dielën

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiDerbi të dielën

Në fundjavë zhvillohet xhiroja e 26-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Sfida kryesore apo derbi i kësaj jave do të zhvillohet të dielën mes Trepcës dhe Pejës.

Dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës pritet të dhurojnë spektakël. Mitrovicasit janë vendin e katërt me 15 fitore e dhjetë humbje, kurse pejanët kanë 18 fitore e shtatë humbje, duke e bërë edhe më interesante këtë sfidë.

Ndeshja hapëse do të jetë ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Rahovecit, përkatësisht vendit të shtatë dhe të tetë.

Prizrenasit kanë shtatë fitore e 18 humbje, kurse Vreshtarët katër fitore e 21 humbje, por takimi për vendasit ështëmë i rëndësishëm, pasi duan të shmangin “Play-out” dhe të hynë në “Play-out”.

Këtë synim e ka edhe Vëllaznimi që ndeshet me kampionin Golden Eagle Yllin. Kuqezinjtë numërojnë tetë fitore e 17 humbje, kurse therandasit 18 fitore e shtatë humbje.

Prince Caffe Superliga – Java 26

E shtunë

17:00 Ponte Prizreni – Rahoveci

19:00 Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli

E diel

17:00 Trepça – Peja

Bashkimi – Sigal Prishtina (zhvillohet më vonë)

/BotaSot/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img