Klubi i futbollit Llapi i Podujevës ka katër dëshmorë në vitin 1999.
Futbollistët e gjeneratës së sakrificës, Kujtim Aliu, Vëllaznim Emini, Milazim Berisha dhe Behgjet Podvorica, u vranë në vitin 1999 nga okupatori serb.
Fatmir Berisha, ish kapiten i KF Llapit, në gjeneratën e sakrificës, thotë se klubi llapjan ka 4 dëshmorë.
Milazim Berisha
Unë kam pas nderin qe t’i kem shokë dhe bashkëlojtar kanë qenë futbollist të shkëlqyeshëm dhe shumë cilësor por edhe shokë me virtyte te larta edukative, humane dhe njerëzore e të dashur për të gjithë bashkëlojtarët dhe shoqërinë, por lufta i mori në moshën më të mirë te rinisë dhe ishte një humbje e madhe për klubin tonë.
Por falë sakrificës dhe veprës së tyre dhe të gjithë dëshmorëve qe ranë në altarin e lirisë qe ne e gëzojmë sot.
Lavdi për jetë e mot”, thotë Berisha për gazetën kombëtare “Bota sot”.
/BotaSot/



