Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Keni.
Dy futbollistë të rinj e kanë humbur jetën tragjikisht pasi janë goditur nga rrufeja derisa ishin duke luajtur futboll.
Gjatë ndeshjes miqësores mes Manyansi FC dhe Gianchore FC nisi të binte shi, por megjithatë ekipet e vazhduan lojën të shtunën që shkoi derisa goditi rrufeja vdekjeprurëse në Kissi të Kenisë Perëndimore.
“Është e trishtueshme që ata vdiqën duke e luajtur lojën që e donin më shumë. Ne iu shprehim ngushëllimet tona familjeve”, ka shkruar Federata e Futbollit të Kenisë.
Ndër të tjera, pas këtij incidenti u bë apel edhe më i madh për vendosjen e rrufepritësve në vende publike, përfshirë këtu edhe fushat ku luhen ndeshjet e futbollit.
/BotaSot/


