Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është një tjetër opsion për trajner të Tottenham-it.
‘Spurs’ janë në kërkim të trajnerit të ri pas largimit të Antonio Conte-s.
‘Sky Italia’ raporton se trajnerët e Mauricio Pochettino, Julian Nagelsmann dhe Luis Enrique janë në listën e ngushtë të Tottenham-it.
Por, kësaj treshe tashmë i është bashkuar edhe Zidane, i cili është i gatshëm t’i kthehet zejes së trajnerit.


