17.2 C
Sterling Heights
20/05/2024, 5:37
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Escobar: Lënia e Asociacionit pas anëtarësimit në KiE do të sillte vonesa tjera

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetEscobar: Lënia e Asociacionit pas anëtarësimit në KiE do të sillte vonesa...

Zëvendësndihmës sekretari i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Gabriel Escobar, ka thënë se pritjet nga Kosova e Serbia janë që t’i zbatojnë të gjitha pikat e marrëveshjes së dakorduar në Bruksel dhe Ohër vitin e kaluar.

Ai ka thënë se kjo do të thotë se Kosova duhet ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe Serbia të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Fatkeqësisht të dyja palët kanë dështuar në zbatimin e këtyre obligimeve. Të dyja vendet duhet të kenë marrëdhënia të mira fqinjësore”, ka thënë Escobar në adresimin e tij të fundit para se të caktohet në detyrë të re.

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor ka folur edhe për kushtëzimin që po i bëhet Kosovës që të bëjë hapa drejt themelimit të Asociacionit para anëtarësimit në Këshill të “Ka shqetësime tek disa vende anëtare të Këshillit të Evropës se Asociacioni ka qenë diçka që është përsëritur dhe disa çështje që lidhen me minoritetin serb por që nuk janë përmbushur nga Kosova. Pozicioni i SHBA-së është se Kosova duhet të jetë anëtare e plotë e BE-së, NATO-së dhe Kombeve të Bashkuara, por që të arrihet kjo e rëndësishme është që Kosova t’i dëgjojë partnerët evropianë”, ka thënë Escobar.  “Këshilli i Evropës është për trajtimin e minoriteteve dhe Kosova ka marrë zotime me themelimin e Asociacionit. Ai parashihet në planin e Ahtisarit, marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit. Shqetësimi është se pas anëtarësimi do të sillte vetëm vonesa tjera”.

Escobar ka thënë se të gjithë diplomatët me të cilët është takuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kanë dhënë mesazhe të njëjta.

“Ajo që bëjmë bashkërisht është që Kosova të integrohet dhe t’i shtohen njohjet”, tha Escobar.

Escobar ka shtuar se SHBA-ja do të vazhdojë ta përkrahë dialogun Kosovë – Serbi të lehtësuar nga BE-ja.

“Do të flasim për strategjitë se si të ecet përpara me zbatimin e marrëveshjeve. Do të kemi diskutime për çështjen e dinarit, si të ketë një proces transparent për qytetarët që pranojnë para nga Serbia”, tha Escobar.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img