Dikush mendon për Leo Messin, idhullin e padiskutueshëm të një populli, atij argjentinas, por jo vetëm.
Në vend të kësaj, kampioni 35-vjeçar u përfshi në një histori të kontureve me të vërtetë të errëta, viktimë e një ‘paralajmërimi’ të tipit mafioz, që synonte në qytetin e tij të lindjes, Rosario, një supermarket që i përket familjes së gruas, Antonella Roccuzzo.
“Ne po ju presim. Javkin është një trafikant droge, ai nuk do t’ju mbrojë”, – shkruhej në mesazhin e lënë në një mur afër dyqanit, pasi dy njerëz me motor kishin qëlluar 14 herë me armë kundër supermarketit gjatë natës.
Historia kuptohet se krijoi shumë ndjesi në Argjentinë dhe goditi ndjeshmërinë e një fëmije thellë, i cili si shumë tifozë të vegjël albicelesti përjetuan gëzimin e madh të triumfit në Kupën e Botës në Katar.
Për ta Messi është si një i familjes, objekti e dashurisë dhe adhurimit të pakushtëzuar.
Një djalë 10-vjeçar nuk mund të qëndronte pa bërë asgjë përballë kërcënimeve të drejtuara për Messin dhe i shkruajti një letër prekëse, duke i ofruar atij një strehë të sigurt nga kriminelët.
“Përshëndetje Messi, unë jam Martin. Jam 10 vjeç dhe të pyes nëse mund të vish në Coronel Dorrego.
Është një qytet i qetë, këtu askush nuk do t’ju lëndojë, nuk do t’ju shqetësojnë. Unë dua të luaj futboll me fëmijët tuaj”, – lexohet në letër.
Një mesazh i shkruar me zemër, e cila nënkupton butësinë e shpirtit të pastër me të cilin u mendua. Dhe kush e di nëse Messi do t’i përgjigjet Martinit. Një mik shtesë është gjithmonë i mirë, veçanërisht kur “narkot” të shënjestrojnë.
/BotaSot/


