Kukësi pret në shtëpi Partizanin në sfidën e vlefshme për javën e 23-të të Superiores, me të dyja skuadrat që duan tre pikët për dy objektiva të ndryshëm.
Verilindorët ndodhen në luftën për mbijetesë dhe tre pikët shihen si detyrim në duelin e sotëm, duke parë që dhe Partizani është një “mace e zezë” për ta.
Nga ana tjetër të kuqtë e Kolelësjanë në garë për titull dhe duan të shkojnë javën e ardhshme në derbi me një fitore.
FORMACIONET ZYRTARE:
KUKËSI: Tafas, Dragoshi, Bytyçi, Ebert, Ndreca, Delimedac, Mbarak, Basha, Gj. Taipi, Peposhi, Barbosa.
Trajner: Rrahman Hallaçi
PARTIZANI: Rexhepi, Preka, Telushi, Menish, Zuna, Rrapaj, Matondo, Atanaskoski, Hoti, Cara, Mba.
Trajner: Xhovani Kolela
/PanoramaSport/