-9.2 C
Sterling Heights
21/01/2026, 3:52
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Fury dhe Usyk me një klauzolë të veçantë për revansh

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiFury dhe Usyk me një klauzolë të veçantë për revansh

Duket se tifozët e boksit nuk do të shijojnë vetëm një herë përballjen mes dy kampionëve të botës në peshën e rëndë, britanikut Tyson Fury e ukrainasit Oleksandr Usyk. ESPN sqaron se palët kanë arritur marrëveshjen që do të dulojnë dy herë, duke i ofruar njëri-tjetrit edhe revanshin.

Marrëveshja e zbuluar pak ditë më parë tregon se dy boksierët do të duelojnë më 23 dhjetor në Arabinë Saudite.

Ndërkohë që ekziston një klauzolë për një përballje të dytë, pa përcaktuar vendin se ku mund të zhvillohet ajo. Të dy boksierët janë të pamposhtur në karrierën e tyre.

Ka gjasa që sfida e parë të shtyhet në janar, duke parë se Fury do të duelojë pas dy javësh ndaj Francis Ngannou.

“Kjo është sfida më e madhe në historinë e boksit”, tha Turki Alalshikh, drejtori i përgjithshëm i sportit në Arabinë Saudite. Fury mban titullin e kategorisë WBC, ndërsa Usyk ato të kategorive WBA, WBO dhe IBF.

/BotaSot/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img