-11.9 C
Sterling Heights
01/02/2026, 10:36
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

“Gazzetta dello Sport” tregon sekretin e Asllanit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSporti“Gazzetta dello Sport” tregon sekretin e Asllanit

Ishte njëri prej tre futbollistëve, të cilët ndërtuan aksionin e golit të vetëm të ndeshjes ku Interi mundi Romën dhe tani të gjithë flasin për Asllanin.

Ditën e djeshme “Gazzetta dello Sport” në analizën kushtuar Inter-Roma ndalej gjatë në performancën e mesfushorit shqiptar.

Koha e duhur e Turam për të pritur topin në zonë nga krahu i majtë doli në plan të dytë, ashtu si edhe e majta e Dimarkos. Sipas të përditshmes sportive më të shitur në Itali paraqitja e Asllanit është “fitorja” e madhe e Simone Inzagit, i cili mund të jetë I vetmi që nuk është habitur nga ajo që ndodhi.

Sipas “Gazzetta”-s ka qenë pikërisht Simone Inzagi, ai që ka “përmirësuar” 21-vjeçarin.

Në analizën e saj e përditshmja shkruan se Asllani i para një viti nuk do të kishte ngritur kokën lart për të parë zbritjen e Dimarkos. Në këtë pikë ka ndërhyrë Inzagi, i cili gjatë të gjithë javës në stërvitje ka rekomanduar shqiptarin që të marrë vendimet më shpejt dhe të guxojë më shumë me pasimet e gjata.

/BotaSot/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img