Tiranën mposhti në transfertë Kastriotin me rezultatin 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë Superiore
Pas shumë vuajtjeve bardheblutë arritën të fitonin në limitet e fundit të ndeshjes falë golit të Nikqit të shënuar në minutën e 100′. Gjatë sfidës ata patën raste shumë të mira, por më i arti ishte penalltia e humbur nga Hasani. Nga ana tjetër Kastrioti u përpoq deri në fund të dilte me të paktën 1 pikë nga kjo sfidë, por nuk ja dolën. Gjithashtur portieri Sali bëri disa pritje të mrekullueshme duke ndalur shumë herë Tiranën kryesuese.
Me këtë fitore Tirana ruan vendin e parë dhe shkon në kuotën e 40 pikëve, ndërsa Kastrioti mbetet në vendin e 10-të me 20 pikë.
KASTRIOTI 0-1 TIRANA