Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka lavdëruar skuadrën e Arsenalit për faktin se ata i bën presion të madh deri në javët e fundit para shpalljes kampion të Anglisë.
Megjithatë, trajneri i Cityt pranoi se skuadra e tij duhet të fitojë edhe Ligën e Kampionëve për t’u konsideruar si një skuadër e madhe.
City u konfirmua si kampion i Anglisë për herë të pestë në gjashtë vjet dhe një sezon të tretë radhazi pasi Arsenali humbi ndaj Nottingham Forest të shtunën.
Ai më tutje e vlerësoi skuadrën e Artetas edhe për mosdorëzim deri në fund të kampionatit në luftën për titull.
“Më bënë të mendoj shumë se çfarë duhej të bëja për t’i mposhtur dhe na e bënë punën shumë të vështirë. Pamëshirshmëria dhe mosdorëzimi dhe ndjenja se duhej të fitonim ndryshe nuk do të ishte e mundur, na ndihmoi shumë. Arteta është treguar i jashtëzakonshëm. Ai i ka kthyer ata në atë që Arsenali ishte në të kaluarën. Ngjashëm me Liverpoolin në sezonet e mëparshme, ata na çuan në kufijtë tanë”, tha në fund Arteta.
Por, përtej Premier Ligës, Guardiola kërkon edhe Ligën e Kampionëve.
“Ne kemi ndjenjën se kemi bërë diçka të jashtëzakonshme në aspektin e Premier Ligës, por sigurisht që të konsiderohemi një nga më të mëdhenjtë në Evropë, duhet të fitojmë Ligën e Kampionëve.”
/BotaSot/


