-7.8 C
Sterling Heights
21/01/2026, 7:22
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Humbja në Prishtinë, i kushtoi me dorëheqje kroatit! Çfarë thotë?

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiHumbja në Prishtinë, i kushtoi me dorëheqje kroatit! Çfarë thotë?

Humbja në derbin kroat me rezultat 1:0 e Dinamos së Zagrebit, disi u përpi nga dashamirët e futbollit të dinamovitëve por assesi ajo në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me rezultat 2:0 nga kampioni i Kosovës, Ballkani i Therandës, në kuadër të xhiros së dytë të Grupit C të Conference League.

Dario Shimiq ka dhënë dorëheqje të parevokueshme si anëtar i Bordit Drejtues të Dinamos.

“Këtë e bëri në mbledhjen e sotme të Komitetit Ekzekutiv.

Atë e kontaktuam dhe na shpjegoi pse e mori një vendim kaq të habitshëm”, ka shtruar media kroate “Veçernj List”.

“Nuk ka hidhërim, vendimin e kam marrë me zemër, kam kohë që e mendoj.

Si hyra nga zemra në Dinamo, kështu edhe u largova tani”, tha Shimiq.

A jeni larguar sepse nuk keni pasur mbështetjen e disa njerëzve në klub?

“Po, ndjeva se nuk kisha mbështetjen 100 për qind të të gjithë njerëzve në klub, ndoshta ky ishte faktori vendimtar. 

Por them, jam krenar, sepse në këta pak muaj kam sjellë gjëra të mira në klub. 

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img