-7.8 C
Sterling Heights
21/01/2026, 8:57
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Ia uroi ditëlindjen Putinit, estonezët e përzënë trajnerin serb

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiIa uroi ditëlindjen Putinit, estonezët e përzënë trajnerin serb

Vladimir Jovanoviq, trajneri serb i futbollit, është shkarkuar nga posti i ekipit estonez të futsallit “Smsrah” nga Vijmsa.

Ai u shkarkua për shkak se ia uroi publikisht ditëlindjen presidentit rus Vladimir Putin.

Drejtori i Smrsah Andrej Golovin tha se Jovanoviq u shkarkua “për shkak të sjelljes së pahijshme” dhe se ai “e pranoi vendimin me mirëkuptim”.

Jovanoviq bëri një deklaratë me atë rast.

“Unë i respektoj të gjithë, por askush nuk mund të më thotë se si të mendoj.

Kjo quhet liria e fjalës, kjo është demokracia. Më vjen keq që pata këtë përvojë të hidhur në atë temë”, tha Jovanoviq.

“Jetë gjatë o adash. Serbët dhe rusët, vëllezër përgjithmonë”, ka shkruar trajneri serb në urimin e tij për Putinin.

/BotaSot/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img