-8.8 C
Sterling Heights
08/12/2025, 3:02
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Ish – portieri i Zimbabves humb jetën katër muaj pas atakut kardiak

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiIsh - portieri i Zimbabves humb jetën katër muaj pas atakut kardiak

Një tjetër tragjedi ka goditur Afrikën dhe botën e futbollit. Pak orë më par është gjendur i pa jetë në shtëpinë e tij ish-portieri i kombëtares të Zimbabves.

Xhorxh Çigova ka ndërruar jetë në moshën 32-vjeçare vetëm katër muaj pasi kishte pësuar një atak kardiak teksa stërvitej me ekipin e  SuperSports Junajtid në Afrikën e Jugut.

Në atë kohë trajneri i ekipit la të kuptohej se diçka nuk shkonte me zemrën e futbollistit dhe se askush nuk kishte hedhur dritë mbi sëmundjen e tij.

Çigova kishte qene aktiv edhe në rrjetet sociale ku më 15 nëntor kishte shkruar: “Çdo ditë është një bekim, hidhni pas krahëve gjërat e këqija dhe falenderoni Zotin për të mirat që kemi”.

Humbja e Çigovës është vetëm e radhës për vendin afriakan. Edhe ish-lojtari Rahman Gumbo ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak, por mjekët ende nuk kanë dhënë ende zyrtarisht përgjigjen e autopsisë.

/BotaSot/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img