Ish – vëzhguesi i UEFA-s, Cristi Bivolaru, është i bindur se Kombëtarja e Rumanisë do t’i luajë ndeshjet e fundit të Euro 2024 pa mbështetjen e tifozëve, pasi u ndërpre ndeshja me Kosovën (2:0).
Ish – vëzhgues i UEFA-s njofton masa ndëshkuese për Rumaninë: “Nuk shpëtojmë vetëm me një gjobë!”.
Cristi Bivolaru beson se nuk është më problem të ikësh vetëm me një gjobë, apo me mbylljen e pjesshme të stadiumit, ndaj edhe ndeshja jashtëzakonisht e rëndësishme me Zvicrën mund të luhet pa shikues.
“Nuk isha në lojë të martën mbrëma, por nga ajo që pashë, sigurisht që nuk do të shpëtojmë vetëm me një gjobë.


