-5.9 C
Sterling Heights
11/12/2025, 8:14
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Ismet Krasniqi përgëzon Prishtinën 01 për suksesin madhështor

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiIsmet Krasniqi përgëzon Prishtinën 01 për suksesin madhështor

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ka pritur sot ekspeditën e klubit të futsallit, Prishtina 01, si dhe komisarin e Ligës së Futsallit, Getart Hyseni, pas suksesit historik të arritur në garat ndërkombëtare.

FC Prishtina 01 është kualifikuar në mesin e 16 ekipeve më të mira të Ligës së Kampionëve, pas triumfit si e para në grupin kualifikues. Në fazën ‘Elite Round’, do të përballen me kampionët e Portugalisë, Benfica, Kairat Almaty të Kazakistanit dhe Doboveci i Sllovenisë.

Kampionët tanë kanë fituar të drejtën e organizimit të ndeshjeve të këtij grupi në Prishtinë, që nënkupton se në vendin tonë prej 29 nëntor deri më 3 dhjetor do të zhvillohet një tjetër ngjarje e madhe ndërkombëtare.

Presidenti Krasniqi ka përgëzuar ekipin për suksesin madhështor, duke thënë se futsallin tradicionalisht e kemi pasur në zemër dhe tani talenti ynë po shfaqet edhe në nivelet më të larta të këtij sporti.

Kryetari i klubit, Bledion Bryma, në emër të ekipit falënderoi presidentin Krasniqi për pritjen, derisa foli për rrugëtimin e klubit, si dhe sfidat deri tek arritja e këtij suksesi, duke u shprehur optimist se befasitë e këndshme nuk do të ndalen këtu.

Palët diskutuan edhe mundësinë e përfshirjes së sportit të futsallit në programin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, ide kjo që sipas presidentit Krasniqi është diskutuar edhe më herët, e që u mirëprit nga komisari Hyseni”, njofton KOK.

/BotaSot/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img