Delegacioni i Dinamos së Zagrebit ka udhëtuar të mërkurën në Prishtinë, ku të kaltrit përballen me Ballkanin të enjten (18.45), në ndeshjen e xhiros së dytë të UEFA Europa Conference League, njofton faqja zyrtare e Dinamos së Zagrebit.
“Të kaltrit do të jenë në kërkim të pikëve të reja pasi mposhtën bindshëm me rezultat 5:1 Astanën e Kazakistanit në raundin e parë të kompeticionit në Maksimir.
Kujtojmë se ndeshja do të luhet pa praninë e tifozëve mysafirë.
Me të mbërritur, Dinamo do të mbajë një konferencë për shtyp që fillon në orën 17:30, e më pas një seancë zyrtare stërvitore që fillon në orën 18:00”, njofton klubi kroat.


