Ndeshja me Laçin ka shumëprobleme për bardheblutë. Kështu, trajneri Orges Shehi është në krizë lojtarësh. Najdovski ështëi dënuar me kartonë, Patrik i dëmtuar.
Listës së mungesave i shtohen edhe dy titullarë. Bëhet fjalë për Përgjonin dhe Behiratçen. I pari ka një tërheqje nëkofshë dhe mjekët nuk e rrezikojnë për këtë sfidë. Përgjoninuk do të luajë.
Për sa i përket Behiratçes, lojtari do të qëndrojë në stol, derisa të rinovojë me Tiranën.
Kështu, titullar në mbrojtje do të luajë Aleksi nëvend të Najdovskit dhe Behiratçes. Toshevski kthehet djathtas si titullar.
Në krahun e majtë Përgjonin e zëvendëson Iseni. Hila do të luajë te pozicioni i Aleksit dhe sulmi do të ndërtohet nga e para me Nikqin, Haxhiun dhe Hasanin.
Bardheblutë janë kampionët në fuqi të Shqipërisë dhepretendojnë për titullin e 27-të në Shqipëri. Tirana duhet të ketë frikë kartonët në sfidën me të kuqtë.
Me ngatre kartonë të verdhë te Tirana janë Haxhiu, Bekaj, Iseni, Hila dhe nëse ndëshkohen edhe në sfidën me Partizanin do të humbasin takimin e radhës në Superiore meBylisin. Kujtojmë që Najdovski nuk luan për shkak kartonësh në sfidën me Laçin këtë fundjavë në Elbasan.
/BotaSot/


