-0.5 C
Sterling Heights
21/01/2026, 20:05
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Jo vetëm Broja, një tjetër lojtar i Kombëtares shkëlqeu të hënën

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiJo vetëm Broja, një tjetër lojtar i Kombëtares shkëlqeu të hënën

Jo vetëm Armando Broja ngroh stafin e Kombëtares dhe tifozët kuqezi.

Po këtë të hënë, Keidi Bare u bë protagonist në përballjen mes Espanyolit dhe Racing Ferrol. Mesfushrori kuqezi dha asistin për golin e parë, që u shënua nga Braithwaite. Espanyol arriti që të fitonte 3-0, ndërkohë që Bare u paraqit mjaft mirë.

Mesfushori kuqezi luajti për 57 minuta, teksa u zëvendësua nga trajneri për shkak se në pjesën e parë u ndëshkua me karton të verdhë.

Fieraku ka luajtur 7 ndeshje këtë edicion, prej të cilave 5 i ka nisur nga minuta e parë. 27-vjeçari u vizitua para ndeshjes nga trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, i cili me shumë gjasa do ta ketë pjesë të listës për ndeshjen kualifikuese me Çekinë dhe miqësoren me Bullgarinë, që do të luhen në mesin e këtij muaji.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img