Kupa e Kosovës në qytetin e sportit, në qytetin e hendbollit përkatësisht në Mitrovicë.
Puna e palodhshme e profesionale e kryetrajnerit Taib Kabashi, me presidentin e klubit Bujar Istrefi, me hendbollistë dhe me përkrahje të madhe nga tifozët “Torcida”, Trepça përmbylli në mënyrën më të mirë edicionin 2022-2023, duke fituar Kupën e Kosovës.
Kjo ishte qershia mbi tortë.
KH Trepça
Një trofe i shumëpritur dhe pothuajse pas gati dy dekada rikthehet në vitrinat e klubit me renome.
Kabashi thotë se qysh në fillim kanë pasur ambicie që të janë në katër ekipet e para.
“Kur startuam në edicionin e ri 2022-2023, synime tona ishin që të jemi në katër vendet e para të Superligës dhe në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Synimet i kemi pas Kupën e Kosovës, sepse është më lehtë të arrihet deri aty, për shkak të sistemit të garave, pra me dy fitore.
Ne e shfrytëzuam rastin, në gjysmëfinale e mundëm Prishtinën, në finale Besën.
Jemi tri ekipet më të mira: Trepça, Besa Famgas dhe Prishtina.
Kemi qenë të përgatitur mirë dhe formën e kemi programuar për ndeshjet e play – off-it dhe të Kupës.
Gjatë kampionatit ka pas kriza por ne e shfrytëzuam në gjysmëfinale, në një lojë të vështirë e mposhtëm Prishtinën, ndërsa finalja është 50 me 50 dhe me plot meritë e fituam Kupën e Ksovës”, thotë Kabashi për gazetën kombëtare “Bota sot”
Kabashi e pranon se nuk ka qenë e lehtë të fitohet Kupa kur kihet parasysh se Besa ka ekip të mirë dhe buxhet shumë më të madh se ekipi i tij.
“Besa është ekip më i fortë dhe ka buxhet tre – katër herë më shumë se ne. Në play – off lojën e parë e luajtëm ashtu siç planifikuam, luajtëm mirë në Pejë por nuancat vendosën lojën apo dy – tri raste.
Sepse synonim rezultatin në Pejë dhe në ndeshjen në Mitrovicë të japim maksimumin, por nuk e kemi pritur që të humbim finalen e dytë më lehtë seç pritej.
Në palestër ishte një numër rekord shikuesish, 2 mijë veta dhe duket se djemtë ranë në presion”, – ka nënvizuar Kabashi.
Trepça i ka synimet e qarta për edicionin e ri dhe po ashtu synon të paraqitet sa më mirë në garat evropiane.



