Milani duket se është rikthyer i frikshëm, si sezonin e kaluar, kur arriti të shpallet kampion. Kuqezinjtë e Piolit, duket se kanë lënë pas momentin negativ, teksa mbrëmjen e sotme mposhtën bindshëm Atalantën me rezultatin 2-0.
Ky ishte triumfi i katërt radhazi në të gjitha garat pa pësuar gol, për Milanin. Kjo statistikë pozitive nuk ishte regjistruar nga shkurti i vitit 2018.
Asokohe milanistët triumfonin në 5 ndeshje radhazi pa pësuar gol, duke përfshirë 3 në Serinë A dhe 2 në Ligën e Europës.
4 – #ACMilan have won four games in a row in all competitions without conceding a single goal for the first time since February 2018 (5 such matches in that case, including 3 in Serie A and 2 in the Europa League). Streak.#MilanAtalanta pic.twitter.com/w6JCpwGvRR
— OptaPaolo (@OptaPaolo) February 26, 2023
/PanoramaSport/


