Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Santiago Bernabeu” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Real Madridit dhe Chelseat, e vlefshme kjo për ndeshjen e parë të çerekfinales mes dy skuadrave në Ligën e Kampionëve..
Kampioni aktual evropian synon fitoren sot si vendas, në mënyrë që të evitojë çdo befasi të mundshme nga Chelsea.
Mungesa të lojtarëve do të ketë te të dy skuadrat, ku për Realin nuk do të paraqitet Ferland Mendy, ndërsa te Chelsea mungojnë Aubameyang, Broja, Madueke, Chukwuemeka dhe Badiashile.
Por, situatë e njëjtë nuk është edhe te skuadra e Chelseat, pasi që nëse Kepa, Thiago Silva, Fernandez, Gallagher, James, Koulibaly dhe Mudryk ndëshkohen me të verdhë, atëherë do të mungonin në ndeshjen e kthimit që do ta zhvillonin në “Stamford Bridge”.
/BotaSot/


