Chelsea dhe Tottenham Hotspur janë në kërkim të një trajneri të ri për sezonin e ardhshëm.
Të dy klubet londineze raportohet se janë në garë për Luis Enriquen, i cili është i lirë që prej largimit nga Kombëtarja e Spanjës në fund të vitit të kaluar.
Frank Lampard u emërua për herë të dytë si trajner i Chelseat pas shkarkimit të Graham Potterit, por kësaj radhe vetëm përkohësisht, deri në fund të këtij sezoni.
Në anën tjetër, edhe te Spurs është një trajner i përkohshëm, Cristian Stellini, i cili po zëvendëson të shkarkuarin Antonio Conte.
Kësisoj, sipas raportimeve nga “Telegraph”, Tottenhami është i gatshëm të sfidojë Chelsean për Enriquen, me këtë të fundit që besohet se preferon më shumë “Blutë”.
52-vjeçari nuk ka drejtuar asnjëherë ndonjë skuadër angleze.
Përveç te Spanja, spanjolli ka udhëhequr edhe Barcelonën, Romën dhe Celta Vigon.
/BotaSot/


