20.1 C
Sterling Heights
15/06/2025, 23:21
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kosove/ Dështon edhe seanca e nëntë për konstituim! Rrëzohet propozimi i drejtuesit të Kuvendit për votim të fshehtë për kryeparlamentarin

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetKosove/ Dështon edhe seanca e nëntë për konstituim! Rrëzohet propozimi i drejtuesit...

Në tentimin e nëntë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kryesuesi i seancës Avni Dehari ka propozuar që të ndryshohet forma e votimit për kryeparlamentar. Dehari ka sugjeruar që votimi të bëhet në mënyrë të fshehtë, pra vota për kryeparlamentarin të jetë e fshehtë. Për ta realizuar votimin e fshehtë duhet të formohet një komision, për ç’ka duhet që secila parti e përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës të propozojë anëtarët e komisionit. Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar të bëhet pjesë e këtij votimi dhe të propozojë anëtarë të komisionit. Njësoj kanë vepruar edhe LDK dhe AAK/NISMA e Lista Serbe. Partitë e tjera minoritare kanë propozuar anëtarin e komisionit. Me 55 vota pro, një kundër dhe asnjë abstenim ka dështuar formimi i komisionit për votimin e fshehtë. Seanca u ndërpre për të vazhduar më 3 maj.

 

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img