22.6 C
Sterling Heights
11/08/2026, 7:14
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Rikthehen zjarret në Krujë, dy vatra aktive në Krastë dhe Abazaj

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetRikthehen zjarret në Krujë, dy vatra aktive në Krastë dhe Abazaj

KRUJË – Kruja vijon të përballet me situatë shqetësuese nga zjarret, pasi gjatë ditës së sotme janë riaktivizuar dy vatra zjarri, një në zonën e Krastës dhe tjetra në lagjen Abazaj.

Në Krastë, flakët janë shfaqur sërish në pjesën veriore të zonës, duke përfshirë sipërfaqe me pyje dhe bimësi. Era e fortë po favorizon përhapjen e zjarrit dhe po e vështirëson ndërhyrjen e forcave në terren. Raportimet e fundit bëjnë me dije se ndërhyrja po kryhet si nga toka, ashtu edhe nga ajri.

Ndërkohë, një tjetër vatër është aktive në Abazaj, ku flakët po përhapen në shpatin e malit. Situata është veçanërisht shqetësuese për shkak të afërsisë me zonat ku ndodhen depo me lëndë plasëse të përdorura nga guroret. Era dhe terreni i pjerrët po favorizojnë përhapjen e flakëve.

Raportimet mediatike bëjnë të ditur se zjarri në Abazaj ka rrezikuar edhe banesa në zonë, ndërsa autoritetet janë angazhuar për vënien nën kontroll të situatës.

Për momentin, shkaqet e zjarreve nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Kruja është përballur edhe më herët me zjarre të përsëritura në zonën e Krastës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqet pyjore. Rikthimi i flakëve ka shtuar shqetësimin e banorëve dhe kërkesat për ndërhyrje të shpejtë të autoriteteve.

Situata mbetet në zhvillim, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave vijojnë përpjekjet për izolimin dhe shuarjen e vatrave.

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img