16.1 C
Sterling Heights
18/05/2024, 10:08
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kryeziu: Shtensionimi ka ndodhur, masat e BE-së duhet të hiqen

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetKryeziu: Shtensionimi ka ndodhur, masat e BE-së duhet të hiqen

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se Bashkimi Evropian ka vendosur masa padrejtësisht ndaj Kosovës. Kryeziu në platformën “X” tha se Kosova u fajësua padrejtësisht për përshkallëzimin në veri dhe shtoi  se pasi shtensionimi ka ndodhur masat duhet të hiqen.

Kryeziu në platformën “X” ka postuar dy foto nga Zveçani, një të trazirave në maj të vitit të kaluar ku protestuesit serbë sulmuan ushtarët e KFOR-it para objektit të Komunës dhe një foto tjetër e postoi të kryetarit të Zveçanit, Ilir Peci, duke u larguar së fundi nga objekti i Komunës pa u penguar.

“Rasti është i thjeshtë. BE-ja vendosi masa kundër Kosovës pasi na fajësoi, padrejtësisht, për përshkallëzimin që çoi te ngjarja në foton 1. Foto 2 tregon kryetarin e Zveçanit duke u larguar nga ndërtesa e njëjtë pa u penguar. Depërshkallëzimi ka ndodhur. Prandaj, masat duhet të hiqen”, ka shkruar Kryeziu.

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka thënë të enjten në konferencë për media, se BE-ja vendosi masa kundër Kosovës, shkaku i “krizave, vendimeve të njëanshme dhe eskalimeve në raport me Serbinë”.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img