-7.2 C
Sterling Heights
04/12/2025, 18:00
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

​Lavezzi në gjendje të rëndë shëndetësore

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSporti​Lavezzi në gjendje të rëndë shëndetësore

Ezequiel Lavezzi është shtruar në spital për herë të dytë në pak më pak se një muaj në klinikën Dharma në Buenos Aires.

Një nga avokatët e tij, Mauricio D’Alessandro, ka deklaruar se argjentinasi vuan nga hipomania, një çrregullim kronik, përcjellë KosovaPress.

Avokati i tij ka njoftuar se ai do të qëndrojë në spital për pak më pak se një muaj (21 ditë) dhe më pas do të vendos nëse do të qëndrojë apo do të largohet në bazë të kushteve të tij.

“Unë mohoj që është një gjendje e terapisë intensive dhe gjithashtu që shtrimi në spital është për shkak të abuzimit me drogën ose alkoolin. Lavezzi vuante nga hipomania, një çrregullim psikiatrik. që kërkon trajtim për kushte specifike mjekësore. Nuk është një krizë që mund të kapërcehet lehtë. Tani për tani mund të them se kushtet janë duke u përmirësuar.”, ka thënë avokati i tij.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img