Autoritetet amerikane po hetojnë në mënyrë intensive sulmin e armatosur që ndodhi gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, ku i dyshuari Cole Tomas Allen, 31 vjeç nga Kalifornia, u perpoq te sulmonte pjesëmarrësit e eventit, përfshirë zyrtarë të lartë të administratës dhe ish-Presidentin Donald Trump.
Sipas burimeve hetimore të cituara nga mediat amerikane, Allen kishte dërguar më parë anëtarëve të familjes një leter të gjatë me përmbajtje të ashpër politike dhe fetare, pak para se të nisej drejt vendit të ngjarjes. Në atë letër, ai shprehte ide radikale dhe përpiqej të justifikonte veprimet e tij përmes referencave të besimit të tij të krishterë dhe padrejtësive që ai pretendonte se shihte në shoqëri.
“Askush nuk dyshoi”
Në shënimet e tij, i dyshuari përshkruante mënyrën se si kishte arritur të hynte në ambient pa u ndalur nga kontrollet e sigurisë. Ai shkruante se kishte hyrë me armë dhe se “askush nuk kishte dyshuar”, duke e interpretuar këtë si dështim të sistemit të sigurisë.
Sipas raportimeve, ai kishte udhëtuar nga Kalifornia drejt Uashingtonit me tren, duke kaluar nëpër disa qytete si Çikago, me qëllim shmangien e kontrolleve më të rrepta që aplikohen në udhëtimet ajrore.
Justifikimi i sulmit në emër të “drejtësisë”
Në letrën e tij, Allen përdorte gjuhë të fortë politike dhe sociale, duke pretenduar se veprimet e tij ishin një reagim ndaj padrejtësive globale. Ai përmendte raste të dhunës dhe vuajtjeve në botë dhe argumentonte se “të kthesh faqen tjetër” ishte, sipas tij, bashkëfajësi.
Ai gjithashtu e lidhte veprimin e tij me interpretime personale të besimit të krishterë, duke e paraqitur sulmin si një formë “kundërshtimi moral” ndaj politikave që ai i konsideronte të padrejta.
Hetimet: letra u dorëzua nga familja
Sipas autoriteteve federale, një nga anëtarët e familjes së Allen kishte dorëzuar dokumentin në polici pasi e kishte marrë atë pak para ngjarjes. Ky veprim konsiderohet kyç në nisjen e menjëhershme të hetimeve për sjelljen e tij.
Hetuesit kanë gjetur gjithashtu materiale shtesë në hotel dhe në banesën e tij në Kaliforni, që tregojnë për planifikim të mundshëm të sulmit.
Rrjedha e ngjarjes
Sulmi ndodhi në hyrje të hotelit “Washington Hilton”, ku po mbahej darka vjetore. Allen dyshohet se tentoi të kalonte pikën e sigurisë i armatosur me armë zjarri dhe thika, duke shkaktuar panik të madh mes të pranishmëve.
Një agjent i Shërbimit Sekret u plagos gjatë përballjes, por u mbrojt nga jeleku antiplumb dhe pritet të shërohet plotësisht.
Presidenti Donald Trump, Zonja e Parë dhe zyrtarë të tjerë u evakuuan menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Hetimi vazhdon
Autoritetet federale po e trajtojnë çështjen si një sulm të mundshëm të motivuar politikisht, ndërsa ende nuk është përcaktuar përfundimisht motivi i saktë. Prokurori i Përgjithshëm në detyrë ka deklaruar se i dyshuari mund të përballet me akuza të rënda federale, përfshirë tentativë vrasjeje ndaj zyrtarëve federalë.
Ja nje pjese nga letra:
“Gjëja e parë që vura re duke hyrë në hotel ishte ndjenja e arrogancës. Hyra me disa armë me vete dhe askush nuk dyshoi. Të kthesh faqen tjetër është kur vetë je i shtypur. Unë nuk jam personi i përdhunuar në një kamp paraburgimi. Nuk jam peshkatari i ekzekutuar pa gjyq. Nuk jam një nxënës shkolle i hedhur në erë, apo një fëmijë i uritur. Të kthesh faqen tjetër kur ‘dikush tjetër’ është i shtypur nuk është sjellje e krishterë, është bashkëfajësi në krimet e shtypësit”, shkruante ai në letër.
Foto nga Google Images
Artikulli pregatitur nga ACTVUSA


