FIFA zhvillon sot në Paris edicionin e saj të 7 të çmimeve “The Best”, për të nderuar më të mirët e vitit që lamë pas, 2022. FIFA ka vendosur të zhvillojë këtë ceremoni në shkurt, si pasojë e përfundimit të Botërorit 2022 në dhjetor.
Në këtë ceremoni do të jepen çmime të rëndësishme për lojtarë e trajnerë, si për meshkuj, ashtu edhe për femra, teksa do të publikohet edhe 11-shja më e mirë e vitit e përzgjedhur nga FIFPro.
LIVE
Ora 22:40 Leo mesi fiton çmimin “FIFA The Bets Men’s Player” për vitin 2022.
Ora 22:30 Aleksia Putejas fiton çmimin FIFA “The Best Women’ Player” për vitin 2022.
Ora 22:20 Shpallet “Formacioni The Best” për meshkuj.
Ora 22:11 Shpallet “Formacioni The Best” për femra.
Ora 22:04 Tifozët e Argjentinës fitojnë çmimin “Fans The Best”.
Ora 21:58 Luka Lukoshvil fiton çmimin “Fair Play”, pasi i fitoi jetën kundërshtarit.
Ora 21:50 Lionel Skaloni fiton “Trajneri The Best”, pasi arriti triumfin me Argjentinën në Botërorin e Katarit.
Ora 21:44 Sarina Vigmen fiton “Trajnerja The Best”, pasi arriti të triumfonte me Anglinë e femrave në kampionatin Europian.
Ora 21:37 “Çmimi Pushkash” për golin e vitit i shkon polakut Marcin Oleksi.
Ora 21:30 Emiliano Martinez merr çmimin “The Best” si “Portieri i Vitit” pasi triumfoi me Argjentinën në Botëror.
Ora 21: 24 Meri Ërps shpallet “Portierja e Vitit The Best”, pasi ia doli që të shkëlqente me Anglinë në Europian.
Ora 21:11 Në skenë ngjitet Ronaldo “fenomeni”, i cili gjithashtu kujton Pele, e më pas i dorëzon çmimin “The Best” gruas së legjendës braziliane, Marcia Cibele Aoki.
Ora 21:08 Infantino kujton emrat e mëdhenj që kanë ndërruar jetë gjatë vitit të fundit, ndërsa ndalet sidomos te homazhet për Pele dhe publikohet një klip i shkurtër rreth tij.
Ora 21:00 – Nis ceremonia që drejtohet nga Xhermen Xhenas dhe Samanta Xhonson, të cilët ftojnë menjëherë në skenë presidentin e FIFA-s, Xhani Infantino.
/PanoramaSport/













