Janë luajtur takimet e raundit të dytë të Euroleague në basketboll për meshkuj edhe pse kjo javë nuk u mbyll e plotë.
Takimi Armani Milano-Maccabi Tel Aviv është shtyrë për shkak të luftës në Izrael.
Për sa i përket takimeve të luajtura, edhe këtë sezon vijon të dominojnë skuadrat spanjolle, teksa tri prej tyre janë me pikë të plota: Real Madrid, Barcelona e Valencia. Këtij grupi që kryeson renditjen i bashkohet edhe Zalgiris Kaunas nga Lituania.
Të katërta këto skuadra kanë fituar në takimet e fundit, ku spikat fitorja e Real Madrid në Turqi ndaj Anadolu Efes. Fitore të rëndësishme korri edhe Barcelona në fushën e Olympiacos, ndërsa Valencia mundi me përmbysje Fenerbahce.
Euroleague-Raundi i dytë
Anadolu Efes-Real Madrid, 80-103
Alba Berlin-Baskonia Gasteiz, 86-91
Villeurbanne-Partizan Beograd, 62-88
Panathinaikos – Bayern Mynih, 78-71


