Mediat serbe e kanë konsideruar si skandaloz postimin e ministrit të Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku, i cili shkroi dje në Twitter: “No-Vax No Entry” (S’ka vaksinë, s’ka hyrje), duke iu referuar tenistit provokues serb, Novak Gjokoviq, i cili nuk kishte pranuar të vaksinohej dhe ndërkohë dje e shprehu dëshirën për të ardhur në Kosovë për t’i pagëzuar fëmijët e tij.
Gjokoviq nuk ishte lejuar të futej në Australi për të marrë pjesë në turneun e tenisit, ‘Australian Open’ pasi kishte refuzuar ta merrte vaksinën anti-covid.
“Skandaloze! Novak kërkon t’i pagëzojë fëmijët në Kosovë, ministri i Kosovës provokon me një postim të turpshëm”, ka shkruar sot pamfleti serb “Kurir”.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit Çeku dje, duke e ditur se sportisti nacionalist serb është persona “non-grata”, pra i padëshiruar fizikisht në Kosovë.
/BotaSot/


