-4.6 C
Sterling Heights
22/01/2026, 14:24
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Meditat çeke i tremben Shqipërisë: Kanë 7 lojtarë nga Italia, Spanja dhe Anglia

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiMeditat çeke i tremben Shqipërisë: Kanë 7 lojtarë nga Italia, Spanja dhe...

Shqipëria do të zhvillojë një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit, këtë të enjte, në transfertë ndaj Çekisë. Ky takim mund të vendosë shumë për rrugën e kombëtares kuqezi drejt Euro 2024.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Sylvinho ndodhet në Pragë që prej ditës së mërkurë, aty ku atmosfera është ndezur nga tifozët shqiptarë që mbrëmjen e djeshme.

“Isport.cz”, një nga faqet më të rëndësishme vendase i ka bërë një analizë të shkurtër takimit të sotëm. Ata shkruajnë se kombëtarja e tyre duhet ta fitojë këtë takim dhe më pas bileta për të kaluar kufirin me Gjermaninë është thuajse e sigurt.

“Na duhen edhe 3 fitore dhe këtë mund ta bëjmë vetëm me ndeshjet në shtëpi për të shkuar në Euro 2024”, shkruan media çeke. Megjithatë, ata kërkojnë më tej që kombëtarja e tyre të bëjë kujdes nga Shqipëria, pasi vlerësohet si një kundërshtar jo i lehtë, tejet i vështirë për t’u çarë në mbrojtje.

Çeki-Shqipëri do të nisë në orën 20:45, ndërsa më 10 shtator, kuqezinjtë do të presin Poloninë në ”Air Albania”.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img