-1.3 C
Sterling Heights
21/01/2026, 15:28
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Messi merr vendimin final

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiMessi merr vendimin final

Në Spanjë janë të sigurt: Leo Messi nuk do të rikthehet te Barcelona! Ylli argjentinas luan sonte në mbrëmje ndeshjen e fundit me PSG-në, klub nga i cili do të largohet si futbollist i lirë.

Në “Camp Nou” ëndërrojnë ta shohin edhe njëherë me fanellën me numër 10 dhe shiritin e kapitenit në krah. Por, kampioni i botës me Argjentinën, do i bashkohet CR7 në Arabinë Saudite.

Katalanasja Sport raporton se Messi do të vazhdojë karrierën te Al Hilal, skuadra rivale e Al Nassr, aty ku luan Cristiano Ronaldo. Jo vetëm kaq, pasi zbulohet edhe data e zyrtarizimit.

35-vjeçari nga Rosario do të jetë lojtari më i ri i Al Hilal të martën e 6 qershorit. Duke u bërë lojtari më i paguar në historinë e futbollit.

Arabët ia kanë dalë ta bindin Messin me një pagë sezonale prej 400 milionë eurosh, dyfishi i asaj që fiton portugezi Ronaldo te Al Nassr.

/BotaSot/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img