-6.9 C
Sterling Heights
17/01/2026, 18:59
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Milan pëlqen Moratan

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiMilan pëlqen Moratan

Milan-it i pëlqen Alvaro Morata dhe kampionët e Italisë do të nisin punën për afrimin e spanjollit ose të paktën kështu raportojnë mediet italiane.

Ky do të ishte një rikthim për sulmuesin në Itali, duke qenë se në verën e 2022 u rikthye nga Juventus te Atletico Madrid, klubi që ka në pronësi kartonin e 30-vjeçarit.

Sulmuesi ka kontratë deri në verën e 2024-ës me “colchoneros”, megjithatë kostoja e tij shkon në rreth 25 milionë euro, shifër që konsiderohet deri diku e përballueshme nga Milan, pasi gjithmonë merren parasysh cilësitë e lojtarit.

Megjithatë ende nuk dihet nëse vetë Morata do të zgjidhte një rikthim në Itali, duke qenë se së fundmi oferta për të ka pasur edhe nga MLS dhe kur bëhet fjalë për oferta Amerika është vështirë të arrihet.

/BotaSot/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img