Ruben Loftus Çik ka një vit që kërkohet nga Milani, por kanë kaluar dy merkato dhe “kuqezinjtë” nuk kanë arritur te ai. Mesfushori anglez ende nuk e ka të sigurt të ardhmen e tij në “Stemford Brixh” pasi nuk është një titullar i rregullt.
Transferimi drejt Serie A nuk është i pamundur, pasi vet mesfushori kërkon një aventurë të re dhe një klub ku mund të jetë i rëndësishëm dhe të ketë minuta loje në këmbët e tij.
“Calciomercato” ka raportuar se drejtuesit e Milanit do të bëjnë të pamundurën për transferimin e mesfushorit në merkaton e verës. 25-vjeçari ka kontratë me Çellsin deri në verën e vitit 2024 dhe ai nuk po mendon rinovimin e saj.
Në garë gjithashtu për Loftus Çik janë edhe skuadra si Njukasëll, Everton, Lids Junajted dhe Uest Hem Junajted.
/BotaSot/


