Trajneri i Dinamo Zagrebit flet në lidhje me dështimin e transferimit të Mario Mitajt në Kroaci.
“Në media dalin gjithmonë emrat. U përfol edhe për Mario Mitajn.
Në rregull, Mitaj ishte në listën tonë, por nuk u arrit akordi për çështje financiare dhe prandaj ne mbyllëm marrëveshjen me Ogivarën nga Urava në vetëm tri ditë.
Kështu punojmë ne, nëse nuk nënshkruajmë dot shpejt me një lojtar, i kthehemi mundësisë tjetër”, tha Sergej Jakiroviç.


