-10.2 C
Sterling Heights
18/01/2026, 5:18
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Napoli tronditet para Milanit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiNapoli tronditet para Milanit

Napoli tronditet para Milanit, me të cilin do të përballet këtë fundjavë në kampionat.

Sulmuesi kryesor i të kaltërve, Victor Osimhen ka ardhur i dëmtuar nga grumbullimi me kombëtaren dhe nuk do të jetë në dispozicion të Spallettit.

Lajmin e ka dhënë vetë klubi i kaltër që sqaron se Osimhen ka një problem muskulor dhe javën e ardhshme do të monitorohet për të parë kur mund të rikthehet në fushë.

Shpenzoi 52 milionë euro, Liverpool humbet mesfushorin me parametra zero.

E nëse kjo sfidë nuk përbën shumë problem për napolitanët, pasi kryesojnë bindshëm kampionatin, Spallettin e shqetëson fakti që mund të detyrohet të luajë pa Osihmen edhe ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Championsit, sërish ndaj kuqezinjve.

Për momentin i avantazhuar për të zëvendësuar sulmuesin nigerian, është argjentinasi Simeone, i cili veçanërisht në Ligën e Kampionëve ka bërë shumë mirë dhe tani është gati të shënojë e të udhëheqë skuadrën edhe në kampionat.

/BotaSot/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img