22.4 C
Sterling Heights
27/07/2024, 4:04
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Nën organizimin e komunës së Sarait dhe kryetarit Bexheti mbahet tryeza shkencore kushtuar dëshmorit të kombit Halil Latifi

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetNën organizimin e komunës së Sarait dhe kryetarit Bexheti mbahet tryeza shkencore...

Komuna e Sarajit dhe kryetari i saj, Blerim Bexheti, organizuan tryezën shkencore kushtuar dëshmorit të kombit, Halil Latifit, me ç’rast morën pjesë edhe familjarë, bashkëveprimtarë dhe profesorë universitar të cilët kujtuan veprimtarinë dhe kontributin e jashtëzakonshëm të dëshmorit.

Z. Bexheti ka deklaruar se gjithashtu me rastin e shënimit të 30 vjetorit sot nderuan bustin e dëshmorit të kombit, si dhe u bë shpalosja e tabelës së rrugës në vendbanimin Gërçec, e cila sot mban emrin Halil Latifi.

Postimi i kryetarit Blerim Bexheti:

Me rastin e 30 vjetorit të rënies së Dëshmorit të Kombit Halil Latifi, sot në hapësirat e komunës së Sarajit u mbajt tryezë shkencore, ku morën pjesë familjarë, bashkëveprimtarë dhe profesor universitar të cilët kujtuan veprimtarinë dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Halil Latifit për kauzën kombëtare.
Tryezën shkencore mund ta ndiqni në linkun më poshtë:
https://fb.watch/or8jBgGgBd
Gjithashtu me rastin e shënimit të 30 vjetorit sot nderuam bustin e Dëshmorit Kombëtar, si dhe u bë shpalosja e tabelës së rrugës në vendbanimin Gërçec, e cila sot mban emrin Halil Latifi.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img