-1.2 C
Sterling Heights
21/01/2026, 22:06
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Operohet dhe zyrtarizon datën e rikthimit në fushë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiOperohet dhe zyrtarizon datën e rikthimit në fushë

Tenisti spanjoll Rafael Nadal ka festuar në spital ditëlindjen e tij të 37-të, pasi është operuar nga artroskopia. Lajmin e konfirmoi vetë Nadal përmes një postimi në rrjetet sociale.

Operacioni është kryer në Barcelonë për shkak të një dëmtimi të kofshës së majtë.

Ky operacion pritet të sistemojë përgjithnjë problemin që Nadal ka me një tendinë, që e mban larg fushave që prej janarit të këtij viti. “Operacioni doli me sukses.

Do të nis gradualisht rehabilitimin, një proces rikuperimi normal. Mjekët thonë se do të zgjasë 5 muaj në rast se gjërat shkojnë mirë”, tha Nadal.

“Gjithçka shkoi mirë dhe shpresoj të sistemoj përgjithnjë këtë dëmtim të vjetër.

Dua të falënderoj mjekët për punën e bërë dhe fansat që më presin”, tha fituesi i 22 grand slam.

Me shumë gjasa, Nadal do të rikthehet të luajë vitin tjetër, duke nisur në fund të këtij viti përgatitjet për Australian Open.

/BotaSot/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img