21.7 C
Sterling Heights
17/07/2024, 13:13
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Osmani takon kongresistë e senatorë amerikanë: Ishin zëri i popullit të Kosovës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetOsmani takon kongresistë e senatorë amerikanë: Ishin zëri i popullit të Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në margjina të Samitit të NATO-s në Washington, ka takuar senatorë e kongresistë amerikanë.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se i ka falënderuar senatorët e kongresistët amerikanë për kontributin e dhënë për Kosovën.

“Senatorë e kongresistë amerikanë të të dyja partive i bënë jehonë aspiratave tona në kohët më të vështira. Ata ishin zëri i popullit të Kosovës”, ka shkruar Osmani, transmeton Telegrafi.

Ajo më tej ka thënë se “në Washington D.C., në kuadër të 75 vjetorit të themelimit të NATO-s, i falënderova ata për kontributin e tyre përgjatë viteve, por edhe për përkushtimin e palëkundur për ta forcuar aleancën midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara!”. /Telegrafi

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img