23.9 C
Sterling Heights
05/06/2026, 12:09
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

“Po na vriten djemtë”, xhaxhai i Enea Mekollit shpërthen gjatë homazheve dhe kërkon përgjegjësi nga shteti

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitet“Po na vriten djemtë”, xhaxhai i Enea Mekollit shpërthen gjatë homazheve dhe...

Mes dhimbjes dhe lotëve për humbjen e efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, familjarët e tij kanë kërkuar përgjegjësi dhe masa konkrete për luftën kundër krimit.

Gjatë homazheve të zhvilluara në Qendrën e Kulturës “Lasgush Poradeci” në Pogradec, xhaxhai i efektivit të ndjerë iu drejtua me tone të ashpra autoriteteve shtetërore dhe Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke shprehur zemërimin e familjes për rrethanat në të cilat humbi jetën 34-vjeçari.

Ai kërkoi forcimin e luftës ndaj kriminalitetit dhe ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si ishte organizuar operacioni policor, duke pretenduar se efektivët nuk kishin pasur mbrojtjen e nevojshme gjatë ndërhyrjes.

Sipas tij, institucionet duhet të hetojnë jo vetëm autorin e ngjarjes, por edhe mënyrën e planifikimit dhe zbatimit të operacionit që përfundoi me humbjen e jetës së një punonjësi policie dhe plagosjen e një tjetri.

“Gjeni fundin krimit. Gjeni fundin krimit se po na vriten djemtë na mbyllët derën.

Mos i lini kriminelët që nuk i vrasin dot 3 – 4 herë..

Merrni masa po na vrisni rininë.  

Bëhuni të zotë të vendit se e latë këtë vend në dorë të kriminelëve. Po sundojnë kriminelët në çdo cep të Shqipërisë. Nuk po donimon dot policia po donimon krimi.

Gjejani rrënjët, lidhjet dhe urdhrin që dha ai në mënyrë  të atillë pa e mbrojtur personin, si e dërgon pa marrë masa mbrojtëse.
Po vriten me mijëra në krye të detyrës dhe nuk po bëhet gjë.”

Homazhet për Enea Mekollin u zhvilluan në prani të familjarëve, kolegëve, qytetarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, të cilët i dhanë lamtumirën e fundit efektivit që humbi jetën në krye të detyrës.

Ngjarja tragjike ndodhi në orët e para të mëngjesit të 4 qershorit në zonën e Lozhanit, në Bashkinë Maliq. Sipas të dhënave zyrtare, forcat e policisë kishin ndërmarrë një operacion për kapjen e një personi të shpallur në kërkim prej vitesh. Gjatë ndërhyrjes pati shkëmbim zjarri, ku mbeti i vrarë efektivi Enea Mekolli, ndërsa u plagos kolegu i tij, Edison Adri. I plagosur mbeti edhe personi i dyshuar si autor i sulmit.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer debatin mbi sigurinë e forcave të rendit gjatë operacioneve me rrezik të lartë, si dhe mbi masat që duhen marrë për mbrojtjen e efektivëve që përballen çdo ditë me elementë të armatosur kriminalë.

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img