-8 C
Sterling Heights
18/01/2026, 19:20
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Perez – Ancelotti gëzojnë talentin e Realit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiPerez - Ancelotti gëzojnë talentin e Realit

Në Madrid janë të kënaqur me Eduard Camavinga. Presidenti Florentino Perez dhe trajneri Carlo Ancelotti kanë një simpati shumë të madhe për mesfushorin dhe e cilësojnë si të ardhmen e Realit.

20-vjeçarit, i cili u transferua në “Santiago Bernabeu” nga Rennes për 31 milionë euro, do t’i zgjatet kontrata që i përfundon në vitin 2027. Ndërkohë, edhe paga e tij sezonale do të pësojë rritje të ndjeshme.

Njësoj si klauzola e shitjes.

Reali kërkon ta “blindoje” dhe t’i japë një mesazh të qartë (7 ndeshje me kombëtaren e Francës) se të gjithë besojnë tek cilësitë dhe kualiteti i tij.

Lojtari francez pëlqehet shumë nga Arsenali, por kampionët e Europës e cilësojnë të pashitshëm.

Camavingha ka sakrifikuar gjatë disa ndeshjeve, duke u aktivizuar si mbrojtës i majtë për skuadrën e Ancelottit.

“Kam luajtur si mbrojtës i majtë edhe në Botëror. Detyra ime është të ndihmoj skuadrën dhe të jap maksimumin për këtë klub.

Ky nuk është roli im natyral, por e kam për detyrë të ndihmoj skuadrën dhe jam i gatshëm të bëj gjithçka për Realin”, shprehej talenti i “Los Blancos” kohë më parë.

/BotaSot/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img