-6.1 C
Sterling Heights
04/12/2025, 13:48
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Po luanin kundër Koresë së Jugut që kushton 200 milionë euro, Malajzia i shënon 3 gola

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiPo luanin kundër Koresë së Jugut që kushton 200 milionë euro, Malajzia...

Futbolli ka ndryshuar shumë në krahasim me vitet e mëparshme. Tanimë diferencat janë ulur mes ekipeve në fushë, pavarësisht se ato në letër kanë hendek të madh. Një arsye se pse Shqipëria duhet të shpresojë në Europianin e Gjermanisë është edhe kjo.

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në ditën e sotme, në Kupën e Azisë. Bahrain, i cili kushton i gjithi 6 milionë euro, ka mbajtur vendin e parë në grup dhe ka lënë pas vetes Korenë e Jugut që kushton në total 200 milionë euro.

Por nuk është vetëm kjo çudia, Korea e Jugut rrezikoi sot që të eliminohej menjëherë nga turneu, por përfitoi dukshëm edhe nga emri. Malajzia në fund rezultoi me vetëm 19% mbajtje topi, karshi 81% të mbajtjes së topit nga Koreja, e në fund rezultati doli 3-3. Pra 3 gola të shënuar me 19 përqind të mbajtjes së topit.

Deri në minutën e 83, Malajzia po fitonte me shifrat 1-2 ndaj Koresë së Jugut. Në minutën e 83 ishte një goditje dënimi nga një distancë shumë e largët, ku fati bëri pjesën e tij që Koreja të barazonte. Në minutën e 92 ishte një penallti e vjedhur dukshëm nga Koreja që solli avantazhin.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img