-10.2 C
Sterling Heights
20/01/2026, 20:31
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Policia neutralizon atentatorin e Brukselit, kishte plan fatal për një futbollist suedez

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiPolicia neutralizon atentatorin e Brukselit, kishte plan fatal për një futbollist suedez

Sipas informacioneve më të fundit nga mediat e Belgjikës, bëhet e ditur se policia ia ka dalë të neutralizojë atentatorin e mbrëmjes së të hënës në Bruksel, i cili vrau dy tifozë suedezë dhe plagosi rëndë një tjetër.

Këta të fundit kishin udhëtuar në Belgjikë për të ndjekur përfaqësuesen e tyre në sfidën kualifikuese ndaj belgëve.

Ndeshja që u luajt vetëm një pjesë u ndërpre më pas për shkak të aktit terrorist dhe frikës për jetën e gjithsecilit që ishte në stadium.

Për fat të mirë, policia e ka neutralizuar agresorin që ishte një radikal, mbështetës i ISIS ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar nëse ai është vrarë apo arrestuar.

Ndërkohë, në orët e fundit flitet se agresori kishte në plan për të vrarë një futbollist të Suedisë, por që për fat të mirë dështoi në marrëzinë e radhës.

/BotaSot/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img