Nasser Al-Khelaifi ka dhënë mendimin e tij se pse Lionel Messi e kishte të vështirë jetën në Paris Saint-Germain, pasi iu dha “gjithçka” në Barcelonë.
Në një intervistë të gjerë me “RMC”, Al-Khelaifi reflektoi mbi sfidat e sezoneve të fundit në një klub ku suksesi evropian ka rezultuar i pakapshëm, pavarësisht nga grupi i madh i talenteve të mbledhura në kryeqytetin francez.
Në veçanti, Al-Khelaifi tregoi pse Messi nuk arriti kurrë majat e ditëve të tij në Barcelonë në “Parc des Princes”.
Ai vjen këtu dhe nuk është e njëjta gjë, ne kemi edhe lojtarë të tjerë, kemi Kylianin dhe gjithashtu Neymarin”.
Në dy sezonet e tij në Francë, Messi fitoi dy herë titullin e Ligue 1 dhe shënoi një numër të respektueshëm golash. Por pavarësisht se fitoi edhe një Kupë Bote me Argjentinën, ndërsa ishte lojtar i PSG-së, ndjenja ishte se Messi kurrë nuk prodhoi më të mirën e tij në Paris.
PSG-ja u eliminua nga Liga e Kampionëve në fazën e 16-të në të dy sezonet e Messit sa ishte në skuadër, duke u dukur jashtëzakonisht i pabalancuar në humbjet ndaj Real Madridit dhe Bayern Munichut,
/BotaSot/


