15.7 C
Sterling Heights
18/05/2024, 11:40
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Punëtorë pa punë! 13% e të rinjve nga 25-29 vjeç nuk duan të punojnë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShqiperiaPunëtorë pa punë! 13% e të rinjve nga 25-29 vjeç nuk duan...

Vendi ynë ka vite që përballet me shkallë të lartë emigracioni dhe krahas tij vërehet së fundi një fenomen i tillë.Referuar shifrave të Institutit të Statistikave INSTAT-it, 13% e të rinjve nga 25-29 vjeç as nuk kanë punë dhe as nuk janë në kërkim të një pune, megjithëse e kanë përfunduar ciklin e studimeve dhe janë në moshë për të krijuar një familje.

 

“13%-shi është i përbërë nga nëna të cilat rrisin fëmijë dhe bëjnë një punë të papaguar normalisht. Punon bashkëshorti dhe nëna kryen këtë detyrën tjetër në shtëpi. Në këtë fashë përfshihen gjithashtu individë të cilët kanë zgjedhur për shkak të stilit të jetesës dhe kushteve ekonomike të familjes që të mos punojnë. Punon babai dhe nëna për ta.

Pjesa tjetër është një ajo që punon në të zezë, punë të ndershme apo të paligjshme, ata punojnë në të zezë. Kjo është përbërja e tablosë së 13%. Ka disa arsye pse kemi këtë shifër. E para është se një pjesë e mirë e kësaj moshe kanë ikur emigrantë. Dhe nëse emigrantët do të ishin këtu kjo shifër do të ishte 17 apo 20%. Arsyeja tjetër është që këtu në vend brezat po pakësohen për shkak të fenomenit të plakjes së popullsisë. Plakja e popullsisë bën që pesha specifike e këtyre njerëzve të papunë, në krahasim me peshën totale të popullsisë, të jetë gjithnjë e më e vogël.

 

Është e vërtetë që ka edhe njerëz që thonë se më mirë rrinë pa punë, sesa të shfrytëzohen për 400 mije lekë të vjetra rrogë ne muaj. Mund të ketë edhe revolucionaristë të tillë që e çmojnë punën e tyre më shumë nga çfarë ofron tregu, por në një moment të caktuar edhe ata duhet të sigurojnë të ardhura për të jetuar, sespe idealizmi nuk të siguron mallra në supermarket, duhen para. Nuk besoj se ka akoma njerëz që kanë dashur të gjejnë një punë në Shqipëri dhe nuk e kanë gjetur. Sepse ne sot jemi detyruar të importojmë punëtorë nga jashtë”, shpjegon eksperti i ekonomisë, Pano Soko.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img